I ftuar në RTV Ora, gjuhëtari Xhevat Lloshi, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, u shpreh se edhe gjuhët e mëdha kanë probleme në zhvillimet e mëtejshme, se dihet që proceset e teknologjisë janë shumë të mëdha.

Lloshi tha se gjuha shqipe nuk është e varfër, ka pasuritë e veta dhe se shumë gjuhë kanë mungesa në disa fjalë që shqipja i ka.

Lloshi: Asnjë gjuhë nuk është pa probleme. Edhe gjuhët e mëdha kanë probleme në zhvillimet e mëtejshme, se dihet që proceset e teknologjisë janë shumë të mëdha. Gjuha ka shumë funksione. Një studiues ka përcaktuar se gjuha ka 56 funksione të ndryshme. Gjuha ka shumë role në shoqëri. P.sh ka rol mjekues. Gjitha është pjesa themelore e identitetit tonë kombëtar. Kjo gjë duhet theksuar sidomos me shqiptarët që shkojnë jashtë vendit dhe nuk kthehen. Gjuha është një pasuri kombëtare. Kultura e një vendi në fillim mishërohet te gjuha.

Gjuha shqipe nuk është e varfër, ka pasuritë e veta. Shumë gjuhë që nuk e kanë fjalë supë p.sh që shqipja e ka. Nëse një personi i cenohet te personaliteti gjuha, ai mund të cenohet deri në integritetin e tij individual. Ka një dallim mes gjuhës së shkruar dhe asaj së folur. Në komunikim e drejtpërdrejtë të njerëzve, jo gjithmonë mund të kërkojmë standardin e komunikimit zyrtar. Ne duhet të ngulim këmbë te gjuha në komunikim publik.

Lloshi shtoi se nuk mund të thuhet se po prishet gjuha shqipja, pasi çdo vit dalin 1000 libra të rinj dhe se ka emisione televizive dhe radiofonike që e pasurojnë atë.

Lloshi: Ne nuk mund të themi se po prishet gjuha shqipja. Çdo vit dalin 1000 libra të rinj. Po ashtu janë emisione televizive dhe radiofonike. Këto e pasurojnë gjuhën. Sigurisht që ka probleme ky proces. Por unë them që ne gjuhëtarët nuk po e ndjekim këtë proces ashtu sikurse duhet. Marrim shembuj pjesën e elektronikës. Është e gjitha një fushë e re he ndikimin themelor e ka nga anglishtja. Ne si gjuhëtar nuk jemi përpjekur dhe nuk e kemi ndjekur këtë zhvillim duke gjetur përmirësim. Dikush që punon në kompjuter, nuk mund të thuhet canceloj. Ka mundësi që të ndryshohet.

Fëmija kur fillon të flasë deri në 2 vjeç nuk e identifikon veten. P.sh. ajo nuk thotë unë dua ujë, por Ana do ujë sepse atë e thërrasin Ana. Nëse ajo unë moshën 3 vjeç do të thotë sërish ana, jo unë, do të ketë probleme më vonë. Gjuha merr pjesë në krijimin e identitetit të njeriut.