Lleshaj për manipulimin e listave zgjedhore: Përralla, përralla, çdo qytetar mund ta verifikojë

Lleshaj për manipulimin e listave zgjedhore: Përralla, përralla,

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, iu përgjigj sërish nga Vlora akuzave të opozitës për manipulimin e listave të votuesve.

Duke i konsideruar terësisht akuza politike dhe të pabaza, Lleshaj tha se cilido qytetar mund të paraqitet pranë njësisë së tij administrative ose përmes e-Albania dhe të verifikojë se ndodhet në atë Qendër Votimi që ka qenë.

Lleshaj nënvizoi se Qendra e Votimit mund të ndryshohet vetëm me pëlqimin e qytetarit kundrejt plotësimit të kushteve ligjore.

Duke kujtuar se listat e votuesve janë publikuyar dy herë që prej filimit të tetorit, Lleshaj njoftoi se ekstrakti i tretë del në fillim të dhjetorit.

Lleshaj: Kemi përgenjështruar dhe hedhur poshtë me vendosmëri të gjithë zërat që përpiqen të krijojnë një klimë dezinformimi në radhët e qytetarëve sa i përket listave zgjedhore. Listat zgjedhore janë publikuar dy herë nga fillimi i muajit tetor. Në fillim të muajit dhjetor publikohet ekstrakti i tretë. Nuk kemi asnjë rast konkret që një qytetar të ketë shkuar dhe verifikuar emrin e tij në listën zgjedhore pranë njësisë administrive ose online në e-Albania dhe të ketë thënë që më kanë lëvizur qendrën e votimit. Nuk kemi asnjë rast, kemi vetëm pretendime politike të pambështetura dhe të gënjeshtërta që mundohen të krijojnë një tym që nuk mund të krijohet pasi realiteti është aq kokëfortë.  Qendra e Votimit mund të ndryshohet vetëm me pëlqimin e qytetarit kundrejt plotësimit të kushteve ligjore, të gjitha të tjerat janë përralla dhe vetëm përralla, të cilat i bëjnë dëm dhe nuk nderojnë autorët e tyre. Kjo histori është një zero e madhe.

Vendi Lajme sander lleshaj Politikë zgjedhjet 25 prill 2021 listat zgjedhore

EMISIONET