Liverpool vijon me hap kampioni në Premier League.

Pas fitores në javën e parë përballë Leeds United, ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp ka triumfuar edhe në transfertën e Cheslea, me rezultatin 0-2.

Katër minuta i kanë mjaftuar Sadio Mane për të shënuar dy gola në portën e vendasve (’50, 54).

Duhet theksuar se Chelsea mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e 45 kur Christensen mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa në minutën e 75, Jorginho pati të gjitha shanset të rihapte ndeshjen teksa gaboi nga pika e 11-metërshit, përcjell Ora News.

Me këtë fitore Liverpool shkon në kuotën e 6 pikëve pas dy javësh, ndërsa Chelsea i Lampard stopohet në kuotën e 3 pikëve. /A.R, Oranews

Golat e ndeshjes: