Live nga greva e urisë së naftëtarëve: "Shpresa për ne ka vdekur"

Live nga greva e urisë së naftëtarëve: "Shpresa

Naftëtarët e Ballshit kanë nisur grevën e urisë pasi kërkesa e tyre e vetme ajo e amrrjes së pagave të prapambetura nuk është plotësuar akoma, dhe qeveria nuk po i jep zgjidhje.

Gazetarja e Ora News Inelda Vallja na sjell pamje nga greva e cila po mbahet brenda qendrës shëndetësore pranë uzinës së përpunimit të naftë në Ballsh.

Gazetarja: Rreth mesditës naftëtarët kanë vendosur që të marrin vendimin ekstrem për të filluar grevën e urisë. Ata e shikojnë si alternativën e vetme pas gjithë atyre protestave dhe takimeve që kanë pasur dhe nuk kanë arritur që të marrin zgjidhje sa u përket marrjes së pagave të prapambetura.

Gazetarja: Deri në këto momente ne nuk kemi pasur asnjë lloj reagimi dhe asnjë lloj komunikimi me instancat shtetërore apo private.

Gazetarja: Keni vendosur që të merrni vendimin ekstrem, mendoni se do gjeni zgjidhje?

Gazetarja: Shpresa vdes e fundit, por përderisa këto 11 muaj ne nuk marrim asnjë përgjigje shpresa tek ne ka vdekur.

Ne kemi kërkuar thjeshtë zbatimin e ligjit, përderisa i kemi fituar me vendim gjyqi të formës së prerë.

Vendi Lajme Ora News ballsh Aktualitet Greva e naftetareve

EMISIONET