Emisioni Ora Sport në puntatën përmbyllëse të sezonit u zhvendos në ambjentet e hapura pranë stadiumit kombëtar “Air Albania” aty ku u luajt dhe finalja e Kupës së Shqipërisë.

Pas ndeshjes, të cilën e fitoi skuadra e Teutës përballë Tiranës, kryeredaktori i sportit të RTV Ora, Altin Sulçe intervistoi lojtarë të ndryshëm të ekipit durrsak.

Por diçka e papritur ndodhi me mesfushorin Albano Aleksi i cili i rrëmbeu mikrofonin dhe bëri ai rolin e gazetarit duke pyetur Altin Sulçen se si ndihet pas fitores së Teutës.

Kjo ka shkaktuar një situatë komike gjatë emisionit.

Mesfushori u shpreh se ekipi është në gjendje të mirë, dhe se përveçse Kupës së Shqipërisë, ata aspirojnë që sezonin e ardhshëm të fitojnë dhe kampionatin.

Aleksi: Jam shumë i gëzuar për sezonin që kam bërë. Kam një ëndërr që vitin tjetër të fitojmë dhe kampionatin. Sivjet do të jetë një Teutë ndryshe. Le të festojmë njëherë dhe të bëjmë pushime të mbara. Jeni të gjithë të ftuar të festoni me ne fitoren, i keni të gjitha të paguajtura.