11:00/ SHBA “në këmbë”! Amerikanët kontestojnë rezultatet

Në shtetet ku vijon numërimi i rezultateve kanë shpërthyer protesat dhe demostratat.

Protestuesit bëjnë thirrje për një numërim të plotë të votave, ndërsa grupe më të vogla mbështetëse të presidentit Trump janë grumbulluar në Miçigan dhe në Arizona.

Në New York policia ka arrestuar dhjetra persona pasi u përpoqën të digjinin koshat e plehrave dhe janë përleshur me policinë.

Protestuesit marshuan gjithashtu në Çikago, Los Anxhelos, Seattle, Hjuston, Pittsburgh, Minneapolis dhe San Diego.

Mbështetësit e Presidentit Donald Trump shkuan në një qendër të numërimit të votave në Detroit, Miçigan, për të kërkuar ndërprerjen e numërimit. 

Sakaq rezultati është ende i paqartë.

10:20/ Georgia drejt përfundimit të numërimit

Në Georgia kanë mbetur për t’u numëruar edhe 100 mijë votat e fundit. Qarku i Fulton ku ka edhe më shumë votues, ka vendosur të numërojë votat edhe përgjatë natës.

Numëruesit po vijojnë punën duke numëruar rreth 3000 vota për orë.

Fulton është njohur gjithmonë si bastion demokratik, ndërkohë që për momentin po numërohen votat që kanë mbërritur me postë.

08:57/ Biden drejt fitores në Arizona

Kandidati demokrat Joe Biden po fiton edhe në shtetin e Arizonës. Numërimi thuajse ka përfudnuar në njërin prej qyteteve më të mëdha të zonës, ku Biden është rreth 10 mijë vota para Trump.

Deri më tani rezultati në Maricopa nxjerr fitues Joe Biden me 912.585 vota, kundrejt 835.071 vota të republikanit Trump.

Maricopa është vendi që ka më shumë votues në shtetin e Arizonës.

Numërimi rinisi pasi policia shpërndau protestuesit që rrethuan qendrën e zgjedhjeve, të cilët mbështesnin idenë e rinumërimit të votave.

8:42/ Prokurori i Përgjithshëm i Nevada “i shpall” luftë Trump-it

Prokurori i Nevadas Aron Ford ka reaguar kundër kërkesave të kampit të Trump për rinumërim të votave. Trump pretendon se numërimi në këtë shtet nuk ka qenë i rregullt.

Ford ka deklaruar se shteti i Nevadas do të kundërshtojë çdo sfidë ligjore që vjen kundër rezultateve.

08:25/ Procesi i numërimit duket se ka sjellë ndryshime rrënjësore në rezultatet e zgjedhjeve në SHBA.

Kandidati Joe Biden ka kaluar ndjeshëm rezultatin e Donald Trump, duke kryesuar  me 253 vota (mandate) në krahasim me presidentin aktual 213 vota.

Numërimi në disa shtete vijon ende, ndërkohë që Joe Biden doli mbrëmjen e djeshme në një deklaratë ku shpalli fitoren e parakohshme pasi doli në avantazh në dy shtetet venditare të Ëinconsit dhe Michiganit.

Një rezultat i tillë u kundërshtua nga kampi Trump, të cilët kërkuar rinumërimin e votave në këto shtete, duke pretenduar se procesi nuk ka qenë i ndershëm.

Sakaq vijon numërimi në 6 shtete, në të cilët 4 kryeson Donald Trump dhe 2 të tjera Joe Biden.

Në Pensilvani, ku aktualisht janë numëruar 89% të votave, Trump kryeson me 50.7% dhe Biden 48.1% të tyre.

Në Karolinën e Veriut janë numëruar 95% e votave, Trump ka marrë 50.1% të votave, ndërsa Biden 48.6%.

Në Nevada janë numëruar 86% të votave, Joe Biden 49.3% dhe Trump 48.7%.

Në Arizona janë numëruar 84% e votave, Biden kryeson me 50.7% dhe Trump ka marrë vetëm 47.9%.

Në Alaskë Trump është në avantazh me 62.9% të votave ndaj Biden që ka marrë vetëm 33%.

Në Georgia Trump ka marrë 49.6% të votave, ndërsa Biden ka marrë 49.1%.