Në më shumë se 3 orë diskutime, PD dhe PS, e-mailet e shkëmbyera një ditë më parë, i kanë lexuar me zë në mbledhjen e Këshillit Politik të mesditës së sotme.
Por as kjo nuk ka mjaftuar për të ndryshuar qëndrimet. PS nuk i ka dhënë garanci opozitës së bashkuar se ajo do të mbajë fjalën pas ndryshimeve kushtetuese për lista të hapura 100% me koalicione parazgjedhore siç janë aktualisht.
Bylykbashi: Ne propozuam që të hiqet dorë nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese, të hartohet një amendament i përbashkët i listave pa prekur kushtetutën me ekspertizë ndërkombëtare, dhe për të garantuar që procesi do të mbetet i paprekur nga lojërat diabolike nga Edi Rama, ndryshimet kushtetuese dhe ato ligjore në kodin zgjedhor të jenë bashkë dhe t’i dërgohet parlamentit në mënyrë që të jetë çdo gjë e qartë.
Vasili: Ndryshimet e njëanshme kushtetuese produkt i PS-së
Petrit Vasili u shpreh për gazetarët: Ndryshimet e njëanshme janë produkt vetëm i PS-se e disa indiviëve në Kuvend.
PD e LSI kërkon tërheqjen e ndryshimeve Kushtetuese
Demokratët me aleatët kërkojnë tërheqjen e ndryshimeve kushtetuese nga parlamenti duke propozuar një mekanizëm për hapjen e listave pa ndërhyrje në Kushtetutë.
Ne propozuam që të hiqet dorë nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese, të hartohet një amendament i përbashkët i listave pa prekur kushtetutën me ekspertizë ndërkombëtare, dhe për të garantuar që procesi do të mbetet i paprekur nga lojërat diabolike nga Edi Rama, ndryshimet kushtetuese dhe ato ligjore në kodin zgjedhor të jenë bashkë dhe t’i dërgohet parlamentit në mënyrë që të jetë çdo gjë e qartë.”
Gjiknuri: 30 korriku vijon, koalicionet i rregullojmë me Kod Zgjedhor
Por në tryezë kjo është kundërshtuar nga socialisti Damian Gjiknuri. Socialistët mendojnë që çështja e koalicioneve dhe se sa do të hapen listat nuk preken nga votimi i 30 korrikut, këto do të vendosen në Këshillin Politik.
Damian Gjiknuri: Të vijnë me model, por jo me lista dëshirash. Opozita jashtëparlamentare ndodhet në të njëjta qëndrime bllokuese për të bllokuar kushtetutën me çdo kusht, të bazuar në 2-3 kërkesa me natyrë politike. U pa fare qartë se mendimet kushtetues, ata nuk japin asnjë argument përtej kushtit të panegociushëm që koalicionet duhet të jenë ashtu sikurse janë. U konstatua se ndryshimet kushtetuese nuk ndikojnë te koalicionet dhe as te listat e hapura. Të zgjedhin një model sesi paraqiten listat e kandidatëve në koalicione zgjedhore të vendeve që kanë sistem proporcional rajonal në të gjithë hapërisën e OSBE/ ODIHR.
Socialistët mendojnë që çështja e koalicioneve dhe sesa do të hapen listat nuk preken nga votimi i 30 korrikut.
Damian Gjiknuri: Opozita jashtëparlamentare ndodhet në të njëjta qëndrime bllokuese për të bllokuar kushtetutën me çdo kusht, të bazuar në 2-3 kërkesa me natyrë politike. U pa fare qartë se mendimet kushtetues, ata nuk japin asnjë argument përtej kushtit të panegociushëm që koalicionet duhet të jenë ashtu sikurse janë. U konstatua se ndryshimet kushtetuese nuk ndikojnë te koalicionet dhe as te listat e hapura.
Hajdari: Ndryshimet kushtetuese do sjellin lista 100% të hapura
E vetmja e kënaqur nga ky takim doli Rudina Hajdari, e cila sipas saj kishte marë garancitë e nevojshme nga kjo mbledhje.
Rudina Hajdari: Në këtë mbledhje morëm garancinë që e para, mazhoranca duhet të kuptojë, në ndryshimet e Kodit Zgjedhor ne duhet të shkojmë me garancinë e plotë që listat të jenë të hapura 100%, dhe kjo garanci u dha sot. Më tej, pas ndryshimeve kushtetuese më datë 30 korrik, jam e hapur që të bashkëpunoj me Partinë Demokratike dhe me çdokënd për të amenduar kodin zgjedhor që garanton hapjen 100% të listave dhe zgjedhje të ndershme.
Rama nuk heq dore nga 30 korriku
Më i ashpër ka qënë kryeministri Rama ndaj opozitës së bashkuar në një reagim në Twitter.
Kreu i mazhorancës i kujton PD dhe LSI, se nuk do të kenë konsensusin e PS për të zvarritur 30 korrikun, dhe nësë nuk duan të hynë në sistem atëherë mund të veprojnë siç bënë me djegien e mandateve për t’u larguara nga Parlamenti.
Lexoni edhe: Opozita e bashkuar takim me ambasadorët e SHBA dhe BE-së: Rama po minon dialogun