Murrizi: Në fillim ndryshimet kushtetuese, më pas kodi i ri zgjedhor, nuk bëhet fejesa pas dasmës

Murrizi: Në fillim ndryshimet kushtetuese, më pas kodi i ri zgjedhor,

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi tha se kryemnistri zbriti me këmbë në tokë, pas pranimit të listave të hapura për zgjedhjet e vitit 2021.

Në një prononcim për mediat, Murrizi u shpreh se edhe të tjerë pro perëndimorë do të ulen me këmbë në tokë, dhe se kjo ishte fitorja e parë e opozitës parlamentare, por edhe e qytetarëve shqiptarë.

Myslim Murrizi: ''Kryeministri ka pranuar kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të artikuluar në kuyvend prej 1 viti nga opozita parlamentare. Ka pranuar që shqiptarët të zgjedhin dhe të mos votojnë. Kjo është një fitore e parë e opozitës parlamentare. Pak më parë ju pata thënë që avash avash kryeministri do të ulej me këmbë në tokë. Këto ditë do të ulen me këmbë në tokë edhe shumë të tjerë, edhe këta pro perëndimorët e mëdhenj, që kanë kërkuar të firmosin, të votojnë për hatër të Europës, të Amerikës. Fitoja e grupit opozitar dhe nismëtarëve pëe ndryshimet kuhstetuese, është fitore e qytetarëve shqiptarë.''

Murrizi deklaroi se në fillim duhen bërë ndryshimet kushtetuese, më pas të votohet kodi i ri zgjedhor, pasi sipas tij, nuk bëhet fejesa pas dasmës.

Myslim Murrizi: ''Rama nuk miraton dhe nuk voton asgjë në konferencë shtypi. Votimi në parim në komision, hap rrugë që ligji të vijë në seancë. Unë nuk kam patur dhe nuk kam rezerva për marrëveshjen e 5 qershorit sepse nuk kam qenë e asaj marrëveshjeje. Pas ndryshimeve kushtetuese, hap rrugë për një kod të ri zgjedhor, dhe në kodin zgjedhor do të kërkojmë me këmbëngulje zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Si mund ta votojmë paraprakisht kodin, kur do të bëhen ndryshime kushtetuese edhe ndryshimet kushtetuese duhet të kenë një kod tjetër. Nuk mund të bëhet fejesa pas dasmës. Kushtetuta është më e madhe se kodi zgjedhor.''

Vendi Lajme kodi i ri elektoral ndryshimet kushtetuese myslim murrizi

EMISIONET