Pranimin e listave të hapura dhe përjashtimin e koalicioneve parazgjedhore, analisti Ben Andoni i sheh si lëvizje taktike të kryeministrit Rama.

Në një intervistë për ”RTV Ora”, Andoni tha se Rama ndihet shumë mirë përballë kësaj opozite, dhe se kjo është dhimbja më e madhe për elektoratin shqiptar.

Sipas tij, kryedemokrati Basha duket sikur shkon më shumë mbas lojës së kryeministrit, sesa paraprin me vizionin e tij.

Ben Andoni: ”Është thjesht një lëvizje taktike. Zoti Rama ndihet shumë mirë përballë kësaj opozite, kjo është dhimbje më e madhe sot për të gjithë elektoratin shqiptar. Erdhi momenti që mbas 8 vjetësh, ne të kishim një lloj reflektimi dhe t’i besonim më shumë kësaj opozite. Duket që zoti Basha shkon më shumë mbas lojës së zotit Rama, sesa vetëparaprin me vizionin e tij.”

”Është në pozitë inferiore që në momentin që është larguar nga parlamenti, paçka se vendimi u mor nga Këshilli i lartë i PD-së. Ka qenë lëvizja më e gabuar taktike e tij. Të gjitha këto janë pasojat e kësaj lëvizjeje. Duke futur dhe idenë që ai është jashtë parlamentit, ai komisioni politik që u krijua, duket sikur është i favorizuar. Duket sikur është më shumë i favorizuar për një make up para njerëzit e tij, sesa para publikut shqiptar, dhe kjo e bën Ramën të luajë në të gjitha format.”

Inrervistoi në studio Xhoi Malësia, përgatiti për online Renato Çaushi.

Lexo edhe: Rama heq koalicionet: Jemi për lista të hapura, nuk punoj për humbjen e PS