Liqeni i Shkodrës, kufiri ujor Shqipëri - Mali i Zi është lehtësisht më i dallueshëm

Liqeni i Shkodrës, kufiri ujor   Shqipëri - Mali i Zi është

Kufiri ujor në Liqenin e Shkodrës mes Shqipërisë e Malit të Zi tashmë është më lehtësisht i dallueshëm në përmbyllje të procesit të rinovimit të sinjalistikës kufitare

Janë vendosur 11 bova në ujrat e liqenit të Shkodrës, tre prej tyre do të kenë sistem ndriçimi për funksionimin gjatë orëve të mbrëmjes.

Bovat e para nisën të vendosen në vitin 2019 në afërsi të doganës së Hanit të Hotit, ndërsa këtë radhë operacioni përmbyllës u zhvillua në afërsi të Syrit të Sheganit. 

Puna u krye pasi më herët u verifikuan hartat dhe të gjitha të dhënat e ndarjes së kufirit mes dy shteteve, pasi në terren sinjalistika e vjetër ishte dëmtuar dhe zhdukur në shumë pjesë të saj. 

Rinovimi i kufijve do u shërbejë peshkatarëve si sinjalistikë që të mos përplasen me policinë malazeze.

Rinovimi i shenjave kufitare vjen e bazuar në memorandimin e Firences të vitit 1925 dhe në total janë parashikuar 21 të tilla, 11 Shqipëria dhe 10 Mali i zi, ku ky i fundit do të nisë vendosjen e tyre prej Marsit të vitit 2021. 

Jo vetëm kufiri ujor, por edhe ai i gjelbërt i ka të përcaktuara qartë kriteret e rinovimit të sinjalisitikës, bazuar edhe në marrëveshjet dy palëshe që kanë shtetet respektive. 

Realizimi i hedhjes së bovave të ujit u krye në bashkëpunim me Bazën Ajrore Farkë, të cilët vunë në dispozicion një helikopter, që realizoi uljen nga ajri të bovave. 

Vendi Lajme shkoder Aktualitet kufiri shqiperi mali i zi

EMISIONET