Krahu konservator në Poloni duket se ka pësuar frakturë pas protestave masive disaditore të grave në rrugë. Presidenti i vendit Duda me reagimin e tij fillestar javën e kaluar, kur ai e mirëpriti vendimin e Gjykatës për Abortet.

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka zbutur qëndrimin e tij pas protestave disa ditore në Poloni për ligjin e ri për abortin. Ai tha se gratë duhet të kenë të drejtën e abortit në rastet kur shohin dëmtime të pakthyeshme të fetuseve.

Mediet polake raportojnë se ky reagim ka thyer radhët e udhëheqjes konservatore vendase.

“Nuk mund ketë ligj që kërkon këtë lloj heroizmi nga një grua,” tha presidenti Duda në një intervistë me një radio vendase.

Ai foli pas shtatë ditësh protesta të mëdha në të gjithë Poloninë. Ishte një vendim i Gjykatës Kushtetuese polake, që e shpallte antikushtetuese ndërprerjen e një shtatzënie për shkak të defekteve të lindura të fetusit, ku  mijëra qytetarë vërshuan për protesta në rrugë.

Për analistët vendas, vendimi në mënyrë efektive ndalon pothuajse të gjitha abortet në Poloni. Vend që tashmë kishte një nga ligjet më kufizuese të abortit në Europë.

Nuk kanë munguar as përplasjet për shkaqe ideologjike, ku tema e nxehtë ka filluar të shihet me optikën e ekstremit të majtë apo të djathtë.

Përplasjet midis grupeve erdhën pasi politikani më i fuqishëm i Polonisë, udhëheqësi i partisë në pushtet Jaroslaë Kaczynski, u bëri thirrje mbështetësve të tij që të dilnin në rrugë për të mbrojtur kishat.

Ndaj edhe komentet e Presidentit Duda janë në kontrast të fortë me reagimin e tij fillestar javën e kaluar, kur ai e mirëpriti vendimin e Gjykatës.