Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar mesditën e sotme bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, nga ku ka prekur fenomenin e korrupsionit në vend.

Me tone të ashpra, Kreu i Shtetit ka thënë se është i shokuar se si Kuvendi ka votuar në këtë situatë pandemike, një sërë ligjesh siç është edhe ai i Metrologjisë.

Meta: Jam i shokuar se si Kuvendi i Shqipërisë në këtë situatë pandemike vjen duke u rënduar dhe duke shpërthyer, gjen kohën për të privatizuar shërbimet që i takojnë të gjithë konsumatorëve në duart e oligarkëve. Jam mbi të gjitha i shokuar se këtu mbi të gjitha po përballemi me fenomenin e korrupsionit në mnëyrën e rëndomë të marrjes së parave nën dorë për të shtrembëruar vendimmarjen e një pushteti publik, por votohet hapur ditën për diell, një ligj antikushtetues që fenomeni korruptiv kërkon ta kthejë në një rregull të ligjshëm.

Ku ka rast më të pastër për t’u hetuar dhe për t’u bërë shembull. Jam shumë i shqetësuar për numrin gjithmonë në rritje të numrit të të prekurve me Covid-19,  dhe fatkeqësisht edhe të numrit të persoanve që kanë humbur jetën. Mendoj marrjen e masave të përhapjes masive të Covid-19, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

Është tepër e domosdoshme që qytetarët duhet të testohen, vetëm kështu mund të dinë të vërtetën për shëndetin e tyre, edhe që të mrojnë familjarët dhe komunitetin që i rrethon. Qytetarët duhet të trajtohen me protokolle mjekësore të qarta dhe të miratuara me përgjegjësi, në mënyrë që shëndeti i tyre të mos bëhet objekt improvizimesh që dëmtojnë shëndetin e tyre dhe shndërrohen në biznese të shkëlqyera për të tjerët.