Ndryshimet e Kodit Penal mbeten në letër, nuk ndëshkohen përhapësit por ata pa maskë

Ndryshimet e Kodit Penal mbeten në letër, nuk ndëshkohen

Mazhoranca ndryshoi mes debatesh të shumta Kodin Penal në mes të pandemisë, duke vendosur në ligj dënime deri edhe me burg, për ata persona të infektuar me Covid, që shkelin karantinën dhe rrezikojnë përhapjen e virusit tek të tjerët.

Ndryshimet u botuan në Fletoren Zyrtare më 23 prill, por kanë mbetur në letër edhe pse numri I infektimeve të reja është dyfishuar si pasojë e transmetimit të virusit nga personat e infektuar.

Të vetmet gjoba që ka vënë policia për thyerje karantine mësohet se kanë qenë për periudhën para ndryshimeve në Kodin Penal. Më saktësisht janë vendosur 16 gjoba me vlerë 700 mijë lekë secila, të cilat u falën me vendim të Këshillit të Ministrave në muajin tetor.

Ndryshimet në Kodin Penal sanksionuan dënim nga 5 deri në 8 vjet burg për rastet kur një qytetar i infektuar del nga banesa dhe kontakton me persona të tjerë.

Por burime nga policia bëjnë me dije se gjatë këtyre muajve nuk është konstatuar asnjë qytetar që e ka thyer këtë masë, edhe pse ditët e fundit në tiranë, anë konstatuar raste kur prindër të infektuar I kanë dërguar fëmijët në shkollë për disa ditë me radhë derisa janë zbuluar se të prekur nga koronavirusi.



Lexo: Rasti i fundit është ai ne shkollen "Fan Noli" ne Tirane.


Por pavarësisht se nuk ka asnjë gjobë të vendosur për personat e infektuar që përhapin me vetëdije koronavirusin, policia brenda një jave ka ndëshkuar 5234 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik.

Gjobat e vëna nga policia arrijnë në vlerën rreth 16 milionë lekë të reja dhe do të pasqyrohen në faturën e energjisë elektrike.

Lexo dhe: Mos vënie e maskave, në 24 orë policia vendos 659 gjoba, 12 shoqërime në rajon

Vendi Lajme policia gjobe Aktualitet ligji i maskave

EMISIONET