Policia ka gjobitur 727 qytetarë në të gjithë vendin në 24 orët e fundit për mosmbajtje të maskave.

Qytetarët janë gjobitur me masën administrative prej 3000 lekësh, pasi janë konstatuar pa maska mbrojtëse.

Gjithashtu 10 qytetarë janë shoqëruar në ambientet e komisariatit pasi nuk kanë paraqitur kartën e identifikimit, të cilët pasi e kanë paraqitur dokumentin e nevojshëm, janë gjobitur dhe janë lënë të lirë.

Policia u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat e marra në këtë periudhë pandemie.