Kosova u nda me shifra të barabarta 1-1 mbrëmjen e sotme (3 shtator) në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë.

Ishin moldavët të cilët kaluan në epërsi të parët me një gol në minutën e 20 me anë të Nicolaescu pavarësisht se në këto minuta të para “Dardanët” kanë qenë dominues.

Reagimi i kosovarëve erdhi në pjesën e dytë pavarësisht disa rasteve të mira që kishin në 45 minutat e para me Rashicën.

Në të 71′, Benjamin Kololli barazoi shifrat përballë moldavëve.

Ndeshja u zhvillua në Parma të Italisë teksa ndeshjen e radhës Kosova do të presë Greqinë më datë 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.