Zakonet e mortit në Shqipëri dhe në botë? Flet turkja: Në fund të ceremonisë shpërndahet bakllava

Shqipëria, edhe pse një vend i vogël  në Ballkan njihet për ruajtjen e traditave dhe bashkëjetesës së qetë fetare midis besimtarëve katolitikë dhe atyrë myslimanë. Ruajtja e traditave dhe zakoneve shfaqet në ceremonitë mortore, në mënyrën se si përcillet personi që ka ndërruar jetë dhe në mënyrën se si sillen të afërmit, edhe pse me ndryshime të vogla nga veriu i Shqipërisë në jug të saj.

Të ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Rë”, RTV Ora  ishin të ftuar Theodhor Peci, drejtor i Shkollës së Muzikës Bizantine, ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, dhe znj  Yildiz Abakay me origjinë nga Turqia për të  diskutuar rreth riteve dhe zakoneve të  ceremonisë mortore në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve tanë. përcjelljes në banesën

Yldiz Abakay ka ndarë historinë e saj personale të riteve dhe zakoneve të Turqisë për të përcjellë në banesën e fundit personin që ka ndërruar jetë.

“Mua më ka vdekur vëllai para 4 vitesh. Mamaja ime vajtoi tri ditë për vëllanë pasi në fenë myslimane nëse vajton më tëpër se tri ditë konsiderohet si gjynah.  Në fund të ceremonisë, në Turqi shërbehet ëmbëlësirë, që mund të jetë bakllava ose hallvë.

Edhe pse ajo ka ardhur në moshë të vogël në Shqipëri, vazhdon të mbajë lidhje  me personat e afërt të saj që jetojnë në Turqi duke ndarë një histori për ritet më të cuditshme që ajo kishte parë në Turqi dhe që nuk e dinte që ekzistonin.

“ Unë mbaj lidhje me njerëzit e afërt që jetojnë në Turqi dhe e njoh kulturën turke, por dua të ndaj me ju një rast që më ka bërë përshtypje dhe nuk e dija që ekzistionte. Kam shkuar në një ceremoni mortore dhe kam parë dy vajza që shkulnin flokët.”- është shprehur ajo.

Yldiz foli gjithashtu edhe për ngjyrën që simbolizon vdekjen në Turqi, e cila është e zeza dhe periudhën kohore që mund të mbajnë zi familjarët e të ndjerit, e cila sipas fesë myslimane është tri ditë, por varion nga gjendja emocionale e familjarëve.

Kur vdiq vëllai, mamaja ime vazhdoi të mbaj zi edhe në ditët në vijim deri më sot, rreth katër vite. Ajo thotë se është zgjedhja e saj dhe ndjej se vetëm ajo ngjyrë I përshtatet. “ –tha Abakay

Për periudhën kohore të mbajtjes së zisë  ka folur edhe Ylli Gurra duke mos e aprovuar idene e mbajtjes së zisë aq gjatë.

“ është vërtëtë e rëndë që të mbajmë zi gjithë jetën për dikë. Ne fenë myslimane mbajtja e zisë është e kufizuar dhe atij që ka ndërruar jetë I përmenden vetëm anët pozitive dhe gjërat pozitive që ka bërë në jetë. “

Përsa i përket periudhës kohore të mbajtjes së zisë, Theodor Peci ndan të njejtin mendim me ish-myftiun Gurra.

Në fenë ortodokse nuk ekziston termi I zisë. Madje, edhe ditën e së Premtes së Madhe,  klerikët vishen me veshje të shndrritshme. Në perspektivën ortodokse nuk vdekja është thjeshtë ndrrim jetë, pra nuk do të thotë që personi që ndërroi jetë nuk ekziston më, thjeshtë ai person ka ndërruar jetë dhe shkoi në jetën e përtejme. “- është shprehur zoti Peci.

I pyetur nga moderatori Arjon Muça për ndryshimet e mbajtjes së zisë para viteve 1990 dhe pas viteve 1990, përfshirë këtu edhe ndryshimet që solli pandemia Covid-19, Ylli Gurra është shprehur së tradita ka ndryshuar shumë vitët e fundit.

“Pandemia Covid-19 solli shumë ndryshime në qasjen që kishin njerëzit ndaj vdekjes dhe rrezikimit të jetës së tyre. Një pjesë e funeraleve nuk është zhvilluar fare si pasojë e pandemisë. Përsa I përket periudhës para viteve 90’ , ceremonialet e përcjelljes së të afërmit për në banesën e fundit kanë qenë shumë të rënda  emocionalisht dhe zgjasin në kohë. Dyert e shtëpisë së të vdekurit rrinin hapur dy muaj dhe familjarët prisnin njerëz për ngushëllimë, ndërsa sot njerëzit janë larguar nga njeri-tjetri, mjafton një telefonatë. “- ka thënë  Gurra

EMISIONET