Ylli Limani reagon ashpër për dhunën ndaj 3-vjeçarit: Nëse ka ndodhur me një fëmijë, ka ndodhur dhe me të tjerë

Ylli Limani reagon ashpër për dhunën ndaj 3-vjeçarit:

Këngëtari kosovar, Ylli Limani, ka reaguar për një ngjarje që ka goditur Kosovën ditën e sotshme.

Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar brutalisht nga edukatoret, në kopshtin "Gëzimi ynë", ngjarje e cila ka frikësuar shumë prindër për trajtimin që iu bëhet fëmijëve të tyre.

Ylli Limani nuk ka heshtur dhe ka shprehur mendimin e tij në rrjetet sociale, ku ka shkruar:

"Çerdhja "Gëzimi ynë" le të hetohet nga organet kompetente.

Nëse ka ndodh me një fëmijë, mund të ketë ndodhur edhe me të tjerë.

Kafshëve përgjegjëse për dhunë ndaj fëmijës, dënim maksimal.

Nëse ia bëjnë fëmijës së huaj, në një ambient që vëzhgohet nga kamerat, paramendo se çfarë bëjnë në shtëpitë e tyre, mbrapa dyerve të mbyllura", tha këngëtari.

Ylli Limani reagon ashpër për dhunën ndaj 3-vjeçarit:

 

EMISIONET