Xhieldo Hyseni, këngëtari lirik që theu barrierat e skenave të huaja rrëfen suksesin e tij: Gjyshja, ishte njeriu që më nxiti

Xhieldo Hyseni këngëtari lirik që së fundmi është vlerësuar si Fitues i Edicionit të 74-ët të AsLiCo në rolin e Sarastro-s në “Die Zauberfloete”, ishte i ftuari i radhës në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora.

Gjatë bisedës ai rrëfeu eksperiencën e tij të suksesshme që i hapi rrugë debutimit të tij për herë të parë në Teatrin e Operas dhe Baletit.

“Këtu e kam pasur të mbështetjen, por përvoja merr një dimension tjetër kur debuton në një arenë të huaj. Në fakt i kam menduar këto konkurse, por çdo gjë vjen me moshë.

Dhe në rastin e fundit është një konkurs shumë prestigjoz, ku vetëm merita është ajo që bën diferencën. Konkurset të rrisin dhe ti shikon nivelin se ku je në krahasim me përfaqësuesit e vendeve të tjera të së njëjtës grupmoshë.

Dhe ky konkurs të bën këngëtar në arenën ndërkombëtare. Po shikoj mundësinë që të mos bëj hapa fals por të sigurtë. Ka qenë një presion por dhe emocion shumë i madh. Ishte kënaqësi e madhe ta merrje çmimin nga Presidenti i “La Scala”-s. Me rolin me të cilin fitova do të dal në 5 teatro të Lombardisë. Gjyshja ime ishte njeriu që më ka motivuar më shumë për këtë sukses”, u shpreh Xhieldo Hyseni.

EMISIONET