Xheneta sonte në "BBVA4"? Gumëzhin rrjeti: Si do reagojë Gjesti
Ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nisi sfida e mosreagimit.
Për rrjedhojë fituesja e edicionit të tretë të këtij spektakli, Egla Ceno u fut brenda shtëpisë dhe puthi në buzë një nga banorët, Laertin.
Gjithashtu ditën e djeshme u transmetua edhe intervista e Jozit për Loredanën jashtë, shoqëruar me këngën dedikuar asaj të cilën Loredana e kuptoi për herë të parë.
E pasi e dëgjoi me vëmendje i dha një përqafim të ngrohtë banorit.
Por dita e sotme pritet të jetë akoma më surprizuese për banorët.
Media kosovare Prive, raporton se Xheneta mund të jetë ‘sfida’ e radhës që futet sot në shtëpinë më të famshme.
Diçka e tillë është lënë të kuptohet përmes një instastory ku ajo shfaqet duke bërë grimin në Tiranë.
Por se çfarë pritet të ndodhë, kjo mbetet për t’u parë në vijm.