Xhafer Thaqi zbulon vajzën e Për’puthen që bën marrëdhënie treshe, video ku Olsa 'manipulon' konkurrentët
Një nga ish-konkurrentët e Përputhen më në zë të momentit, Xhafer Thaqi, i ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku, në Glamour Zone TV ORA, foli rreth jetës së tij, por zbuloi dhe një sërë skandalesh për personazhe të njohur të showbizit.
Thaqi, për rreth 20 minuta përballë moderatores Bylyku, Xhafer Thaqi zbuloi vajzën e Përputhen që bën marrëdhënie treshe, fotot sekrete të Donald Veshaj, si dhe sjelljet e pakëndshme të moderatores Bora Zemani.
Për këtë të fundit ai tha se në një moment debati në studio, i ka bërë me shenjë që të mbyllë gojën.
Xhafer Thaqi: Ka qenë një rast që gjatë debati që ajo ma bën me shenjë të mbyll gojën. Atje unë shpërtheva më keq. Unë nuk jam fëmijë, që të më bëjë ajo ato gjeste. Përveç këtij rasti nuk kemi pasur probleme të tjera. është treguar korrekte me mua.
Ndër të tjera, ish-konkurrenti i Përputhen, publikoi në video-skandal të autores Olsa Muhameti e cila mëson konkurrentët çfarë të bëjnë përpara emisionit.
Në video dëgjohet Olsa Muhameti, e cila shprehet se ka prere pjesë nga Përputhen, në mënyrë që t`i ruajë 'si surprizë' për Prime.
Gjatë videos, Olsa dëgjohet duke mësuar Astritin si të sillet, 'surprizën' që duhet t`i bëjë Rrushes. Xhaferi u shpreh se Astriti nuk ka qenë në dijeni të xhirimit të kësaj video.