Xhafer Thaqi plas skandalin: Publikon videon si i 'manipulon' Olsa konkurrentët

Xhafer Thaqi plas skandalin: Publikon videon si i 'manipulon' Olsa

Një nga ish-konkurrentët e Përputhen më në zë të momentit, Xhafer Thaqi, plasi një tjetër skandal. I ftuar së fundmi në emisionin e moderatores Ester Bylyku, në Glamour Zone TV ORA, Xhaferi ka publikuar për herë të parë një video.

Në të shfaqet një tjetër ish-konkurrent Astriti, i cili po bisedon në telefon me autoren e programit Olsa Muhameti.

Në video dëgjohet Olsa Muhameti, e cila shprehet se ka prere pjesë nga Përputhen, në mënyrë që t`i ruajë 'si surprizë' për Prime.

Gjatë videos, Olsa dëgjohet duke mësuar Astritin si të sillet, 'surprizën' që duhet t`i bëjë Rrushes. Xhaferi u shpreh se Astriti nuk ka qenë në dijeni të xhirimit të kësaj video.

Sipas Xhaferit gjatë kohës që Olsa i tha Astritit të surprizonte Rrushen me një këpucë, nga ana tjetër i tha Rrushes (pa dijeninë e Astritit) të refuzojë këpucën për show.

Për të ndjekur të plotë video-skandalin klikoni linkun e mëposhtëm:

EMISIONET