Vrasja e Klodianës në Itali nga i shoqi, “shpërthen” gazetarja: Si nuk indentifikohen gjithë këta vrasës?
Pak ditë më parë vendi ynë, së bashku me Italinë u trondit, pas tragjedisë ku Klodiana u vra nga bashkëshorti i saj, Alfred Vefa, ku ky i fundit kreu vetëvrasje ditën pasardhëse.
Kjo tragjedi ka krijuar reagime të shumta në rrjet edhe nga personazhet publike, të cilët janë bashkuar me dhimbjen e humbjes së jetës të 37-vjeçares.
Ajo që ka nxitur revoltimin e gazetares Fatma Haxhialiu, kanë qenë ata, të cilët e kanë parë të arsyeshme veprimin e shqiptarit për të vrarë gruan.
Gazetarja ka reaguar ashpër, duke kërkuar dënim për këta persona, të cilët në mënyrë indirekte i quan “vrasës”.
“Si nuk indentifikohen të gjithë këta vrasës potencial dhe të merren masa ligjore ndaj tyre?
Nuk kanë brirë vrasësit e grave, janë fiks kështu si këta”, shkruan gazetarja.