E PAZAKONTE/ Vogëlushi 4 vjeç merr çelësin e makinës së mamasë së tij e bën xhiro
Një djalë katër vjeçar mund të ketë një të ardhme në Formula 1 pasi mori makinën e mamasë së tij për një xhiro në Holandë.
Policia në qytetin qendror të Utrecht tha se fëmija u përplas me dy makina të parkuara të shtunën, (30 prill) përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes me pizhame dhe këmbë zbathur.
Kalimtarët e shqetësuar thirrën policinë pasi panë fëmijën duke ecur në rrugë i vetëm në të ftohtë.
Askush nuk u lëndua gjatë arratisjes së tij, ndërsa policia e cila shkroi historinë në instagram tha se kishte zbuluar një "Maks Verstappen të ri".
Fëmija ishte zgjuar të shtunën kur babai i tij kishte shkuar në punë dhe kishte marrë çelësat e makinës së nënës së tij "për të bërë një xhiro ".
Pas telefonatës për fëmijën në polici kishte mbërritur dhe një njoftim tjetër për një makinë të braktiisur e cila kishte goditur dy makina të parkuara.
Makina ishte në emër të mamasë së vogëlushit, ndërsa fëmija kishte imituar drejtimin e makinës dhe kishte bërë gjestin e rrotullimit të timonit.
“Më pas ata kuptuam që fëmija mund të ketë qenë shoferi”, vazhdoi postimi në Instagram.
Në Komisariat të voglit i ishte dhënë një çokollatë e nxehtë dhe një arush pelushi derisa të vinte e ëma dhe më pas kishin shkuar në vendin e aksidentit, ku e kishin pyetur nëse mund të tregonte se si funksiononte makina.
Fëmija - i përshkruar nga nëna e tij si "i shkathët" - hapi makinën me çelës, e ndezi dhe vuri këmbën në pedalen e gazit, tha policia.
Oficerët u kërkuan prindërve që të fshehin çelësat e makinës së tyre në të ardhmen.
"Maks Verstappen i ri u gjet në (periferinë e Utrehtit) Overvecht," shkroi policia në postim - një referencë për pilotin aktual holandez të botës në Formula 1.