Videoklipet muzikore/ Artistët kërkojnë Hollywood, por buxheti është shqiptar

Fatlum Nerguti është prodhuesi i klipeve, i cili fitoi çmimin e parë për produksionin më të mirë, në Festivalin e Netëve të Klipit Shqiptar.

Producenti flet për tregun muzikor  dhe rrëfen eksperiencat e tij me këngëtarët  shqiptarë.

Ai thotë se puna me disa artistë është mjaft e vështirë, pasi kërkojnë shumë, ndërkohë buxheti është i ulët.

"Një pjesë e tyre janë mjaft të vështirë. Kërkojnë shumë, kërkojnë Hollywood, por ndërkohë buxheti është shqiptar, jemi me lekë. Kav raste që nuk janë korrektë me pagesën."

Videoklipet  muzikore/ Artistët  kërkojnë Hollywood, por buxheti

Megjithatë ai thotë se tregu shqiptar është i lirë.

"Tregu ynë është i lirë, nuk është i shrenjtë. Më një koncert artistët shqiptar i mbulojnë shpenzimet për një klip."

Ndër bashkëpunimet e tij më të bukura ai veçon Fifin.

"Ndër klipet artsitike që mua më pëlqejnë janë klipet e Fifit.Por, unë  kam një problem, e vonoj shumë punën, shikoj detajet, shtoj gjëra,  nuk bindem , nuk ngopem."

I pyetur nëse klipet ndikojnë në  klikime, ai thotë se klipet shërbejnë si orinetim për artistët, në mënyrë që të vendosin më pas se çfarë produkti artistik do të prodhojnë.

"Ndikojnë te artsiti, që të  vendosi pastaj se çarë klipi do bëjë. Për mua personalisht  klipet artistike janë ato që kanë mesazh."

 

 

 

 

 

 

 

 

EMISIONET