VIDEO/ Tërhiqet nga "Festivali i Këngës", Sardi Strugaj zbulon arsyen: Mund të flas gabim, por…
Mbrëmja e së premtes, në spektaklin e kërcimit "DWTS", ka qenë e mbushur me emocione sfida, nuk kanë munguar as debatet por edhe deklaratat surprizuese.
E tillë ishte edhe e këngëtarit Sardi Strugaj, i cili performoi nën tingujt e këngës së tij "A ja thashë", ku u prit me komente pozitive nga juria.
Ndër të tjera, teksa ra fjala tek këngët e tij, prezantuesi gjeti rastin ta pyeste për arsyen pse zgjodhi të tërhiqej nga konkurrimi për në "Festivalin e Këngës" në RTSH.
Sardi ,i cili u zu paksa në befasi nga pyetja, tha se është tërhequr për arsye personale, por nuk mund të ndante detaje për momentin.
“Jam tërhequr për çështje personale në lidhje me Festivalin. Jam shumë i emocionuar tani dhe nuk do të doja të shprehesha gabim, por do ta sqaroj në vazhdim”, tha Sardi mbas performancës së tij.