Video / Shefi i kuzhinës që gatuan 'burger-bomba' e sushi me gjinkalla

Video / Shefi i kuzhinës që gatuan 'burger-bomba' e sushi me

Pas 17 vitesh kanë dalë në sipërfaqe në tokat amerikane insektet 'cicadas'. Dhe kjo është koha e ideale për shefin e kuzhinës, Joseph Yoon, i cili specializohet në gatimin e insekteve për të eksperimentuar me receta të reja. Ai  tashmë gatuan për klientët e tij burger me insekte, raporton BBC.

Video / Shefi i kuzhinës që gatuan 'burger-bomba' e sushi me

"Pse mos hamë atë që dy miliardë njerëz të tjerë konsumojnë tashmë në botë?" thotë shefi.

Ai thotë se insektet janë të pasura me proteina dhe tregon reagimet e qytetarëve që i provojnë insektet për herë të parë.

"Sfida e të gatuarit këto insekte plotë proteina është se qytetarët kanë një reagim shumë emocionues. Zakonisht është reagim i theksuar i neverisë. Ka mbi 2.000 lloje insektesh me tipologji dhe vlera të ndryshme ushqyese. Në duam t'i bëjmë pjesë të ushqyerjes proteinat e insekteve", thotë shefi.

Shefi i kuzhinës, Bun Lai, gatuan edhe sushi me gjinkalla. Ai beson që kjo alternative shkakton më pak shkatërrim mjedisor sesa bujqësia tradicionale. Në zonën e Uashington, miliarda gjinkalla që kanë jetuar nën tokë që nga viti 2004 kanë filluar të dalin në sipërfaqe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)

 

 

EMISIONET