VIDEO PREKËSE/ Vajza martohet në një spital të Nju Jorkut që babai ta shihte para se të vdiste

Një video po bëhet virale në internet. Një 31 vjeçare nga Nju Jorku e veshur me fustan nusërie, ka zhvilluar ceremoninë martesorë në spital, kjo pasi babai i nuses ishte në ditët e fundit të jetës. Ai vuante nga kanceri, 56 vjeçari, dy ditë më vonë ndërroi jetë.

VIDEO PREKËSE/ Vajza martohet në një spital të Nju Jorkut

Pjesa me e madhe e vajzave ëndërrojnë ditën kur do të veshin fustanin e bardhë!

Por jo gjithçka shkon sipas planeve në jetë!

31 vjecarja Elizabeth Linde nga Nju Jorku, e cila edhe pse kishte planifikuar të martohej më 4 qershor me një dasmë përrallore, vajza është martuar në spital.

Babai i Elizabeth, Stewart Linde, 56 vjeç ishte diagnostikuar me kancer malinje, i shtruar në qendrën e kancerit prej kohësh, ku nuk i kishte mbetur shumë ditë jetë, ai u surprizuar nga vajza e tij kur e pa të veshur me fustanin e nusërisë.

Ishte dëshira e vajzës që këtë ditë të rëndësishme të kishte të atin pranë saj.

Ceremonia e kurorëzimit në martesë e çiftit u krye në dhomën ku qëndronte shtruar 56 vjecari, i cili ndërroi jetë dy ditë më vonë.

Disa muaj pasi humbi të atin, 31-vjeçarja postoi video të ceremonisë emocionale në llogarinë e saj në “TikTok”.

Pamjet nga spitali u bënë virale, duke mbledhur dhjetëra miliona shikime në ditët e fundit.

Duke folur për New York Post, Elizabeth e përshkroi përvojën e saj të dasmës si diçka “surreale”.

EMISIONET