VIDEO/ Pas surprizave vijnë eliminimet, ja dy finalistët me më pak vota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2025, 01:48
Kush do të triumfojë në këtë edicion të Big Brother mes Gjestit dhe Rozanës, Rozanës dhe Gjestit?!
Tashmë janë këta dy banorë që do të garojnë mes tyre për çmimin e madh, në një televotim të hapur vetëm për ta.
Votat e mbledhura për dy banorët gjatë javës do t’i shtohen atyre që do të mblidhen tani.
Ndërkohë Egli ishte finalistja e katërt e renditur sipas publikut, dhe Laerti i treti.