VIDEO nga dasma në Serbi trondit rrjetin, çfarë është pluhuri i bardhë që marrin në radhë dasmorët?!

VIDEO nga dasma në Serbi trondit rrjetin, çfarë është

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, të ftuarit e një dasme në Serbi shihen duke kënduar këngën “I gjithë fshati mbush hundët me të bardhë”, dhe në të njëjtën kohë duke marrë një pluhur të bardhë që dyshohet të jetë kokainë.

Teksa në sallën e festave dasmorët këndonin këngën “Gjithë fshati mbush hundët me të bardhë”, dhëndri vendosi t’u ofronte të ftuarve pluhurin e bardhë.

Siç shihet në video, ka një sasi të konsiderueshme pluhuri në tabaka dhe të ftuarit janë mbledhur rreth dhëndrit dhe presin të gjithë në radhë për të marrë nga një vijë.

Edhe nusja gjithashtu.

Në një moment tabakaja mbërriti te një zonjë e moshuar, e cila në fillim nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë, por iu shpjegua se duhet të nuhaste pluhurin e bardhë përmes tubit, gjë që e bëri. 

Atmosfera nga dasma raportohet se është transmetuar drejtpërdrejt në Facebook.

Për momentin nuk dihet se ku dhe kur është bërë regjistrimi por sipas informacioneve të marra nga Kurir, dyshohet se në tabaka është servirur kripë. Kjo shfaqje e pazakontë kishte për qëllim kryesisht të bënte shaka me të ftuarit.

EMISIONET