VIDEO/ "Mos më fol ashtu"- Lori kap shapkën dhe "rreh" Jozin

VIDEO/ "Mos më fol ashtu"- Lori kap shapkën dhe

Lidhja e Jozit dhe Loredanës duket që ka luhatje të herë pas hershme. Pavarësisht se gjithçka po shkonte mirë dhe pas surprizës që e ëma i bëri Loredanës kjo e fundit u afrua akoma më shumë më Jozin.

Megjithatë pas natës romantike që çifti kaloi në suitëen e mundësuar nga Vëllai i Madh, ditën e djeshme ata sërish janë përplasur ndërsa Jozi e shpreh hapur që s’është dakord me mendimet e Loredanës.

Duke biseduar të dy në lavanderi në një moment teksa banorja është acaruar nga fjalët e Jozit ka kapur shapkën e saj dhe me shaka ka bërë sikur po i binte djalit për të cilin ka shprehur ndjenja.

Megjithatë ajo që bie në sy është që Jozi vazhdimisht e shmang, largohet kur Loredana afrohet ta puthi. S’dihet nëse Jozi e ka ndjerë rikthimin me Lorin apo është vetëm lojë.

EMISIONET