VIDEO/ Ku i dërgoi "Vëllai i Madh" Heidin dhe Romeon?
Vëllai i Madh ka surprizuar mbrëmë çiftin Heidi Baci-Romeo Veshaj, duke i dërguar në një suitë ku mund të kalonin çaste të bukura dhe romantike me njëri-tjetrin larg banorëve të tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Shumë faleminderit, është shumë bukur”, u shpreh Heidi teksa pa suitën.
Ndërkohë Romeo pa hapur ende derën e dhomës u shpreh: “Kush e di na kanë bërë një suitë” dhe kur u hap dera: “Po ca po talleni me ne. Ça thua”.
Nga ana tjetër, i pyetur rreth surprizës, Julian Deda u shpreh me nota ironie se:
“Kam një hall tjetër, çdo bëjë Meritoni pa Romeon.”
Sakaq, çifti nëse do të kishte dëshirë mund të lejonte banorët e tjerë që të hynin në dhomën e tyre, e me ta për pak çaste u bashkua dhe Egla Ceno, Graciano Tagani dhe Juli teksa zhvilluan biseda të ndryshme.
View this post on Instagram