VIDEO/ I afroi fëmijën për një foto, Bad Bunny e ofendon: Mos ma afro, gomar...

VIDEO/ I afroi fëmijën për një foto, Bad Bunny e ofendon:

Reperi puerto-rikan, Bad Bunny, i njohur dhe për lidhjen që ka me Kendall Jenner, ka pasur një incident me ndjekësit e tij, dhe kjo nuk është hera e parë.

Disa muaj më parë ai i rrëmbeu celularin një dashamirësi nga publiku dhe më pas ia gjuajti shumë larg.

Një rast tjetër ka qenë në një klub nate në Republikën Domenikane, ku ai vuri re që po e filmonte një i ri dhe sërish ia mori telefonin dhe ia dha një anëtari tjetër të ekipit të tij.

Rasti i fundit ishte kur Bad Bunny u ndoq nga një i mitur dhe babai i tij që shpresonin të bënin një fotografi me të.

Kur babai arriti ta afrojë fëmijën tek artisti i tij i preferuar, ai reagoi shumë keq duke i thënë: "Mos ma afro një fëmijë të tillë në fytyrë, gomar".

Përdoruesit e rrjeteve socialë janë ndarë, ku disa thonë se gjesti është normal, dhe disa të tjerë e shohin si qëndrim arrogant nga këngëtari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sientese Quien Pueda (@sientesequienpueda)

EMISIONET