VIDEO/ Egli hap kutinë e artë! “Një yll mbi hënë”, ja surpriza që e priti banoren në studio
Egli është finalistja e radhës që hapi Kutinë e Artë që iu dha nga Vëllai i Madh në fillim të natës finale.
Në të gjendej një yll. Pasi hapi kutinë, finalistja u surprizua nga motra e saj.
“Kam qenë një nga njerëzit që të kam thënë mos u kthe. Sot jam këtu të të them që e kisha gabim. Ke bërë gjënë më të mirë që je rikthyer që të dalësh ashtu siç e meriton”, tha motra e Eglit.
“Që kur jam futur kam qenë në frikë nga barra që kisha. Atë e superova, por nuk munda të superoja mendimet që i kisha tek ti dhe e gjithë familja. Mendoj që jam kthyer dhe e kam bërë vetën të qesh sërish. Dhe ja arrita vetëm me forcën që më dhatë ju”, u shpreh Egli.
Pas surprizës nga motra Egli shkoi drejt studios së Big Brother VIP, ku u surprizua nga disa personazhe publik, që treguan mbështetjen e tyre duke i thënë se fakti që ajo e përballoi rrugëtimin e saj me zemër të hapur dhe iu dorëzua dashurisë nuk është dobësi, por guxim.
Në fund, Egli u surprizua nga mamaja e saj e cila i tha se rrugëtimi i saj ka treguar se nuk është e rëndësishme sa herë rrëzohesh, por sa herë dhe sa e fortë ngrihesh.
“Zemra ime, unë dhe babi jemi shumë krenarë për ty. Krenarë për vajzën që kemi edukuar, për vajzën që ka treguar në këtë format se është shumë e fortë, që kur rrëzohet ngrihet edhe më e fortë. Për vajzën me shpirtin e madh, të pastër, shumë e ndjeshme, jemi shumë krenar për ty zemra ime”- tha e ëma e Eglit në mesazhin e saj për të bijën, ndërsa nuk reshti së falenderuari të gjithë personat që mbështetën të bijën gjatë rrugëtimit në BBV, duke theksuar se është thellësisht mirënjohëse.
View this post on Instagram