VIDEO/ E veshur nuse, në një vallëzim me babain e ndjerë! Rozana ‘shpërthen’ në lot kur i dëgjon zërin, merr surprizën e jetës nga motra dhe Kori i Fëmijëve
Lot dhe emocione në këtë finale të madhe të Big Brother VIP 4, ndërsa nuk kanë të reshtur surprizat. Dhe këtë herë është radha e Rozanës.
Finalistja ka shpërthyer në lot teksa dëgjonte zërin e babait të saj, Ferdinand Radi, i cili recitonte një poezi të shkruar për të.
Momenti i shoqëruar nga një video, pamjet e të cilës shprehin mënyrën se si Rozana e shikon shpesh të atin në ëndërr, me atë kërcimin e pamundur në dasmën babë e bijë në dasmën e saj.
Imazhet e krijuara përmes Inteligjencës Artificiale kanë lënë pafjalë finalisten, e cila u shpreh se atë kërcim e ka ëndërruar gjithë jetën.
Rozana: Faleminderit Ledion, unë pash babin në një kërcim që e kam ëndërruar gjithë jetën. I kam shkruar shumë këtij kërcimi me babin. E pash në teatër dhe këtu pranë meje kam Frankon. U bëmë si një familje e madhe, sikur mi sollët këtu në vend.
Ledioni: Jam i bindur që të dy ëngjejt e tu mbrojtës, mami dhe babi, përveç gjithë dashurisë jam i bindur se një nga dashuritë më fantastike që të kanë lënë trashëgimi është ajo e fjalës. Talentit për ta shkruar dhe përdorur fjalën. Dhe ti në të gjithë karrierën tënde ke shkruar mijëra fjalë dhe tekste të cilat jetojnë sot e kësaj dite dhe janë në gojën e të gjithë publikut. Sonte, copëza të këtyre fjalëve, vargjeve dhe mendimeve të tua ndër vite do të vijnë të performuara si kurrë më parë.
Në këtë moment, copëza tekstesh të Rozana Radit kanë ardhur në jetë përmes performancës së shkëlqyer të Korit të Fëmijëve të Qendrës Pentagram. Finalistja e habitur nuk ka reshtur dot lotët.
Pas performancës së fëmijëve, Rozana është surprizuar nga motra e saj, Andeta Radi e cila e ka përqafuar fortë duke i thënë disa fjalë zemre.
Rozana: Të kërkoj falje sepse të kam hequr nga fëmijët e tu për të ndenjur me mua.
Andeta: Ne kemi thënë gjithmonë që derisa të kemi jetë, ne do të jemi të dyja. Ne vërtetë nuk kemi një vëlla, por nuk ja kemi nevojën sepse jemi të dyja edhe motra, edhe vëlla, edhe nënë, edhe babë. Ti je më e fortë se mua.
Rozana: Ti e di sa të vështirë e kam unë të flas me ty. Gjithmonë i kam fshehur gjërat e mija nga ty sepse nuk kam dashur të të rëndojë më tepër. Dua të të them më fal shumë për gjithçka që të kam bërë.
Andeta: Nuk ke pse të kërkosh fare falje…
Rozana: Uroj që ti të thinjesh dhe të jesh gjithmonë në jetën time. Të largohesh nga kjo jetë pas meje sepse jeta ime nuk ka kuptim pa ty.
View this post on Instagram