VIDEO/ A jeni gati?! Po vjen “Freaky Friday 2″ me dy yjet e Hollywood

VIDEO/ A jeni gati?! Po vjen “Freaky Friday 2″ me dy yjet e

Jamie Lee Curtis dhe Lindsay Lohan kanë nisur xhirimet e “Freaky Friday 2”. Lajmin e kanë bërë me dije me një video që kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale. Në filmin e ri, bashkë me Lee Curtis dhe Lohan, do të rikthehen aktorët: Mark Harmon, Chad Michael Murray, Christina Vidal, Hailey Hudson, Lucille Sung, Steven Tobolowski dhe Rosalind Chao.

Filmi pritet të dalë në kinema në vitin 2025, por Disney nuk ka zbuluar ende detajet e skenarit të komedisë, e cila mbërtheu publikun pas ekranit kur u publikua në vitin 2003. Komedia u bazua në romanin e vitit 1972 nga Mary Rogers.

Filmi origjinal fitoi më shumë se 160 milionë dollarë në mbarë botën me një buxhet prej vetëm 20 milionë dollarësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jamie Lee Curtis (@jamieleecurtis)

EMISIONET