Vdes astronauti i anijes së parë kozmike që udhëtoi në Hënë

Vdes astronauti i anijes së parë kozmike që udhëtoi në

Astronauti i  "harruar" Michael Collins, piloti i anijes "Apollo 11", humbi jetën nga kanceri, dje, në moshën 90 vjeçare. Kujtojmë se "Apollo 11" ishte anija e parë kozmike me njerëz që arriti të shkojë në Hënë në 1969-ën.

Collins ishte anëtari i tretë i ekuipazhit të udhëtimit historik të parë, në Hënë. Por ai kurrë nuk shkeli në territorin e Hënës. Astronauti qëndroi në anije ndërsa dy kolegët e tij, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, bënë histori duke ecur në Hënë.

Michael Collins lindi në vitin 1930 në Romë. Ai studioi në Akademinë Ushtarake West Point, dhe u bë pilot luftarak dhe më pas pilot i Ushtrisë Amerikane. Në 1963 u bashkua me NASA dhe fluturoi disa herë në hapësirë. Tre vjet më vonë u zgjodh për të marrë pjesë në misionin e parë me njerëz në Hënë.

Edhe pse ishte i vetmi anëtar i misionit "Apollo 11" që nuk u ul në Hënë, ai gjithmonë thoshte se nuk ndjente zemërim. Ai madje pretendonte se ishte "shumë i lumtur që mbeti vetëm" në hapësirë ​​për 32 orë dhe tregonte, me humor, se ai ishte një nga të paktët amerikanë që nuk e shikoi Hënën, pasi nuk kishte televizor në anijen kozmike.

Duke ndjekur shembullin e Aldrin dhe Armstrong, Collins u largua nga NASA shumë shpejt pas kthimit të tyre triumfues në Tokë. Ai u emërua Zëvendës Sekretar i Shtetit i ngarkuar me marrëdhëniet me publikun nga Presidenti Richard Nixon dhe më pas mori përgjegjësinë për ndërtimin e Muzeut të Aviacionit të Uashingtonit, duke u bërë përfundimisht president i tij. Ai gjithashtu ka shkruar shumë libra për aventurat e tij hapësinore.

 

Apollo 11 Michael Collins

EMISIONET