Djali i Elon Musk kërkon ndryshimin e gjinisë dhe mbiemrit

Djali i Elon Musk kërkon ndryshimin e gjinisë dhe mbiemrit

Djali i Elon Musk ka paraqitur një kërkesë për të ndryshuar emrin e tij në përputhje me identitetin e tij të ri gjinor.

Djali gjithashtu është shprehur se ai nuk jeton më dhe nuk dëshiron të jetë më e lidhur me babanë e tij biologjik Elon Musk.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Peticioni për ndryshimin e emrit dhe për një certifikatë të re lindjeje që pasqyron identitetin e tij të ri gjinor u depozitua në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit në Santa Monica në prill. Kjo u zbulua së fundmi në disa raportime të mediave online.

Djali i njohur me emrin e tij të parë si Xavier Alexander Musk, që kohët e fundit ka mbushur 18 vjeç, në moshën e maturimit në Kaliforni, i ka kërkuar gjykatës të ndryshojë njohjen e gjinisë nga mashkull në femër dhe të regjistrojë emrin e tij të ri, sipas dokumenteve të gjykatës të disponueshme në internet përmes PlainSite.org.

EMISIONET