"Unë jam 24 vjeç e gruaja ime 61", çifti rrëfen se urrehen në internet për shkak të diferencës moshore
Një çift ka treguar se kanë marrë shumë urrejtje në internet për shkak të diferencës së tyre në moshë.
Gjyshja e 17-vjeçares Cheryl, 61 vjeç, u martua me partnerin e saj Quran, 24 vjeç dhe poston rregullisht në TikTok video ku rrëfen për romancën e tyre.
Në një video të fundit ata renditën të gjitha komentet negatiove që kishin marrë nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Disa nga komentet që ata treguan janë: "Ti u martove me gjyshen tënde", "Ti je një fosil", "Duhet të ndaheni", "Ky është i sëmurë", "Ai po ju përdor."
Ai postoi një tjetër klip të shkurtër në faqe duke shpjeguar "arsyet pse njerëzit nuk i pëlqejnë si çift".
Ata thanë se nuk pëlqehen për shkak të diferencës 37-vjeçare.
Por nuk ishin të gjitha komente negative.
Një TikToker tha: "Ata urrejnë, por nëse ju të dy jeni të lumtur dhe e doni njëri-tjetrin, kjo është gjithçka që duhet të ketë rëndësi! Vazhdoni të bëni."
Ndërsa një tjetër pranoi: "Nëse janë të lumtur lërini rehat tani!!!"
Dhe një i tretë tha: "Sa e ëmbël. Mos i urreni për lidhjen e tyre, është zgjedhja e tyre dhe jo e juaja, kështu që qëndroni jashtë saj. Nëse nuk ju pëlqen, atëherë vazhdoni të lëvizni, jam i lodhur nga kjo."
Çifti u martuan më 3 shtator në një ceremoni intime, e cila u ndoq nga mijëra fansa të TikTok.