Ulje 20% të çmimeve? Kryebashiaku Sarandës tregon a u mbajt premtimi!

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, në një intervistë në emisionin “Ora Verore” me gazetarin Ronaldo Sharka, ka folur në lidhje me turizmin në Sarandë.

Ai ka treguar se nëse ka mbajtur premtimin e uljes së çmimeve në 20%, duke thënë se në bashkëpunim me operatorët, kjo gjë është realizuar.

Adrian Gurma: Vitin e kaluar për shkak të pandemisë dhe pengesave që kishim për lëvizjen, u munduam që së bashku me operatorët turistikë të bënim një ofertë , që të ishte e pranueshme për të gjithë qytetarët sepse duhet të dimë se vjet Saranda ka qenë e vizituar nga turistë vendas për shkak te kufijtë ishin të mbyllur, shumë turistë nga Tirana, Kosova e nga të gjithë trojet shqiptare erdhën dhe pushuan në Sarandë, dhe ne për t’i nxitur   akoma më shumë, menduam që së bashku me operatorët të bënim një paketë për turistët. Vendosëm që çmimet e hotelerive të ishin ndryshe nga viti 2019. Këtë vit kemi ecur nën ritmet e vitit të kaluar edhe përsa i përket ofertës dhe mendoj se operatorët turistikë, janë bindur tashmë që e rëndësishme është cilësia e shërbimit dhe oferta në çmim. Saranda është një traksion turistikë që mund të preket nga të gjithë turistët.

EMISIONET