U akuzua për përdhunim, Katy Perry e ka treguar "të vërtetën" 10 vite më parë

U akuzua për përdhunim, Katy Perry e ka treguar "të

Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, ka qenë e martuar me aktorin Russell Brand, i cili tashmë akuzohet për përdhunimin e pesë grave.

Me sa duket, këngëtarja la të kuptohet për sekretet e tij vite përpara se të ngriheshin akuza për abuzim emocional, sulm seksual dhe përdhunim.

Në një intervistë të vitit 2013, e cila është rishfaqur mes akuzave të vazhdueshme kundër Brand, këngëtarja e "Firework" foli për ish-bashkëshortin e saj dhe martesën e tyre.

Perry është shprehur se ka qenë e dashuruar me të, e cila më pas u kurorëzua në martesë në vitin 2010.

Por kjo lidhje nuk zgjati shumë, pasi pas 14 muajsh ajo mori një mesazh ndarjeje nga ai natën e Vitit të Ri 12 vite më parë.

Fillimisht, këngëtarja pranoi se fajësonte veten, deri në momentin që mori vesh "të vërtetën" e tij.

“Në fillim, kur e takova, ai donte një partnere të barabartë dhe mendoj se shumë herë burrat e fortë duan një grua të barabartë, por më pas ata thonë: "Unë nuk mund ta përballoj barazinë". Atij nuk i pëlqente atmosfera kur edhe unë isha shefja. Kështu që [lidhja] ishte vërtet lënduese dhe shumë kontrolluese, gjë që ishte shqetësuese," tha Perry në atë kohë.

"Ndjeva shumë përgjegjësi për përfundimin e lidhjes, por më pas zbulova të vërtetën, të cilën nuk mund ta zbuloj sepse do ta ruaj për kur t’i vijë momenti. E lashë të ikte dhe thashë: "Kjo nuk po ndodh për shkakun tim; kjo shkon përtej meje.""

EMISIONET