"Trump ka të drejtë!"/ Amber Rose reagon mbi komentet e ish-presidentit për emigrantët nga Haiti: Ata vërtetë hanë qentë dhe macet e fqinjve, e kanë pjesë të kulturës
Modelja Amber Rose nuk u përmbajt gjatë intervistës së saj të fundit me TMZ, kur u pyet për komentet e diskutueshme të bëra nga senatori i Ohajos J.D. Vance dhe ish-presidenti Donald Trump. Modelja, e cila ka mbështetur publikisht ish-presidentin, ka mbështetur gjithashtu edhe pretendimet e çuditshme të kandidatit republikan për president se emigrantët nga Haiti po hanë macet dhe qentë e njerëzve në Springfield, Ohio.
"Pse konsiderohet si raciste nëse është e vërtetë?" tha ajo në një video të siguruar nga TMZ . “Njerëzit kanë dalë dhe kanë thënë se macet dhe qentë e tyre janë gjetur të varur para shtëpive të fqinjve”.
Gjatë debatit të tij me Kamala Harris më 10 shtator, kandidati presidencial tha: Në Springfield, ata po hanë qentë, njerëzit që erdhën, ata po hanë macet... Ata po hanë ... ata po hanë kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje dhe kjo është ajo që po ndodh në vendin tonë dhe është turp.
Më tej modelja u shpreh se emigrantët aziatikë që shkojnë në SHBA, kanë si kulturë të tyren ngrënien e maceve.
“Ka emigrantë haitianë që hanë mace, kjo është një pjesë e kulturës Haitiane, apo jo?” përfundon modelja.