“The Miss Globe 2022” zbarkon në Shqipëri
The Miss Globe 2022 një nga eventet më të rëndësishme të bukurisë botërore ka zbarkuar në Shqipëri.
50 vajza të reja nga e gjithë botë përfaqësuese të shteteve të tyre mbërritën në tiranë për të ngritur tiparin e këtij konkursi bukuri.
Sipas programit të përcaktuar nga organizatorët e eventit konkurentët startuan menjëherë me fotot për revistën zyrtare të këtij edicioni.
"Këtë vit kompeticioni i Miss Globe mbush vitin e 19-të. Që në momentin që që kemi organizuar të parin në vitin 2004 në “Amfiteatrin e Durrësit”. Është një vit i veçantë se kemi pjesëmarrje të shumë shteteve jo vetëm të Europës por në gjithë kontinentet. Kompeticioni renditet në top 5 evenimentet botërore të kompeticioneve të bukurisë", tha Petri Bozo.
Gjithashtu ka mbërritur në Shqipëri dhe mbajtësja e kurorës së bukurisë Miss Globe 2021.
“Ju falënderoj për mundësinë që më keni dhënë. Fitorja në Miss Globe më ka hapur shumë dyer jo vetëm në vendin tim por në të gjithë botën. Një këshillë për konkurentët e rinj janë të kenë konfidencë dhe ta duan kamerën. Jam krenare tani për të gjitha ju. Ju uroj më të mirën. Shpresoj që çdo gjë të ecë sa më mbarë.”
Nata finale e këtij viti e Miss Globe 2022 do të mbahet në kryeqytet ku për herë të parë në historinë e eventeve të bukurisë një garë e tillë do të shkrihet bashkë me muzikën operistike.