Tetë këshilla si të dukemi natyrale dhe të bukura pa bërë grim të rënduar

 

Tetë këshilla si të dukemi natyrale dhe të bukura pa

Ka ditë ku duam të eksperimentojmë me grimin duke vendosur ngjyra të theksuara në fytyrë. Sidoqoftë, është e pamundur të dalim çdo ditë me grim ekstravagant.Nëse dëshironi të theksoni tiparet tuaja por dhe të dukeni natyrale, atëherë jeni duke lexuar artikullin e duhur.
Mjafton të ndiqni më poshtë këshillat e revistës prestigjoze,Vogue.


Parapërgatitja

Gjithçka fillon nga baza e duhur për të përhapur kremin pudër dhe të gjitha produktet në mënyrë të balancuar. Filloni grimin duke aplikuar bazën (primerin), i cili përgatit lëkurën për të aplikuar më pas fondotinën dhe produktet tjera.


Korrektoni pjesët e duhura të fytyrës

Shumë herë mjafton të përdorni thjesht një korrektor për të mbuluar rrathët e zinj, shenjat ose për të ndriçuar fytyrën. Produktet e lëngshme gjithmonë ofrojnë rezultat më natyral sesa kompaktet me pluhur, prandaj zgjidhni produkte të lëngshme.


Theksoni sytë

Për të krijuar grim natyral, shmangni lapsin e zi të syve apo penelin e zi. Vendosni ngjyrat e tokës, si për shembull përdorni laps sysh ngjyrë kafe dhe tone të tokës (nudo).


Shmangni shtresën e dytë të maskarës

Shmangni shtresën e dytë të maskarës për një rezultat sa më natyral për qerpikët tuaj dhe preferoni maskara për gjatësi dhe jo për volum.

 


Themi po shkëlqimit

Shkëlqimi natyral e bën fytyrën të duket më rinore dhe të freskët, për sa kohë që këto produkte të aplikohen në vendet e duhura. Provoni të vendosni pak shkëlqyes (highlighter) ose vazelinë në pjesën e sipërme të mollëzave me gishtërinjtë tuaj.


Buzë të bukura dhe shkëlqyese 

Për të arritur efektin me shkëlqim në buzët tuaja, zgjidhni një buzëkuq me strukturë kremoze dhe jo mat dhe sa më afër ngjyrës natyrale të buzëve tuaja.


Mos e konturoni fytyrën

Provoni teknik tjetër për prerjet në fytyrës. Përzieni produktin tuaj të konturimit me fondotinën për një efekt natyral.


Hidratojini buzët me labelo

Një labelo buzësh me ngjyrë mund të zëvendësojë lehtësisht buzëkuqin tuaj në ditët kur dëshironi rezultate natyrale. Gjithashtu mund ta aplikoni edhe në faqe si hijëzues (blush), për efekt sa më rrezatues.

 

bukuri grim natyrale

EMISIONET