Të rinjtë që blejnë rroba 1 mijë euro, Noizy: Mos shpenzoni kot para për gjëra të panevojshme, është budallallëk

Reperi i dashur për publikun shqiptar, Rigels Rajku, me emrin e artit Noizy ka një mesazh për të gjithë të rinjtë e të rejat.

I ftuar special në premierën e sezonit të pestë të "Why?Not" në RTV Ora me moderatore Roza Lati, Noizy u bën thirrje të rinjve të mos shpenzojnë para për gjëra të panevojshme.

Noizy: Një shtresë e mesme e blen telefonin e ri akoma pa dalë. Blejnë këpucë 800 euro, 1000 euro, që nuk është nevoja t'i blesh. Blejnë një bluzë me mëngë të shkurtra 1 mijë euro, që nuk është nevoja fare ta blesh. Nuk mban garanci asnjë lloj firme nëse ti e lan më shumë se shtatë herë, ajo do prishet. Nuk tregon status një bluze, ose një palë këpucë. Është gabim të shpenzosh lekë për gjëra të panevojshme. Këtë gabim e kam bërë dhe vetë dhe nuk e bëj kurrë më, sepse është budallallëk.

Na ndiqni çdo të shtunë, ora 21:00 në ekranin e RTV Ora

EMISIONET