“Të lëmë çantën e problemeve në punë”, psikologia tregon a duhet disiplina për fëmijët

Psikologia Gejsi Ndoja thotë se prindërit duhet të lënë çantën e problemeve të punës në punë dhe të mos i mbartin ato në shtëpi.

Gejsi Ndoja: Duhet të jemi të disiplinuar me fëmijët. Ti disiplinojmë në mënyrë të butë. Së pari të lëmë çantën e problemeve në punë jo ti marrim me vete. Kurrikula është e ngarkuar, por duke ushtruar bashkë me fëmijët ta gjejmë atë kohë. Në shumë raste kur fëmijët bëjnë gabime griset fleta dhe nëna ose babai bëhet nervoz. Vetëm duke na parë në sy e mundim. Duhet të jetë një proces që vjen natyrshëm dhe gradualisht.

Gjatë një intervistë në RTV ORA  psikologia foli dhe për marrëdhënien që duhet të krijohet mes mësuesve dhe nxënësve si dhe për trinomin mësues-prind-nxënës.

Gejsi Ndoja: Nëse ne flasim mirë për mësuesen edhe mësuesja përpiqet të kalojë mirë me të. Nëse ne themi që nuk po punon mirë dhe dëgjohet nga fëmijët i kemi dhënë fëmijës një fuqi që kjo mësuese është e paaftë dhe ti mund ta ngresh zërin.  Ne kemi akoma një sistem arsimor ku kemi mbledhjet e prindërve në një auditor të madh. Fëmijët me njëri tjetrin krijojnë konflikte. Mësuesi duhet të shihet dhe si figurë autoritare por duhet të fillojë të mësohet dhe si figurë autoritare.

EMISIONET