"Të gjithë bëjnë jetë të dyfishtë" Dario Doka po i habit të gjithë me deklaratën e tij

"Të gjithë bëjnë jetë të dyfishtë"

17 Maji është dita kundër Homofobisë e në kuadër të kësaj date që mbart një mesazh të fortë pranimi të identitetit seksual të tjetrit, D-NIGHT nga Dajana Shabani në Rtv Ora vendosi që të kishte një panel të ftuarish për të folur më shumë rreth kësaj çeshtje.

Dario Doka dhe Arbër Nuhiu ishin të ftuarit e mbrëmjes, ku njëri ka vendosur që pasionin e tij t’a vazhdojë për make-up artist dhe Nuhiu drejtor i një organizatë për të drejtat e komunitetit në Kosovë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të dy të deklaruar për orientimin e tyre seksual dhe ashtu siç ishin në karakterin e tyre vendosën të flisnin pa dorashka për jetën që bëjnë, paragjykimet dhe vështirësitë që hasen.

Dajana: Arbër sa e vështirë është të pranohen personat e komunitetit LGBT në Kosovë?

Arbri: Ehhh kjo është tepër e vështirë dhe shumica e personave janë të mbyllur dhe kushdoqoftë që është i hapur do të ishte një gjë e mirë nëse nuk do të kishte probleme në familje, por shumica kanë probleme me familjen.

Kjo është një nga problemet më të mëdha që ne si organizatë i kemi sepse është e vështirë që t’i strehojmë diku tjetër përderisa akoma nuk kemi strehë.

Dajana: Dario si nisi gjithçka në jetën tënde?

Dario: Atëherë është një gjë që kuptohet shumë kollaj nëse je i kapshëm dhe e njeh më shumë veten dhe je më shumë i hapur me veten dhe jetën. Kuptohet në një moshë që ti fillon ato dashuriçkat e para, pra në moshë puberteti 12-13 vjeç ku ti kupton se çfarë pëlqimesh ke dhe kjo ka qenë edhe mosha ime.

Pastaj ka disa njerëz që nuk dinë se çfarë duan dhe janë ose po ose jo dhe kujtohen pas 20 vitesh që të provojnë mashkullin. Ka lloj-lloj njerëzish dhe shijesh pastaj.

Dajana: Dario a është e vërtetë dhe le t’a themi në sy të të gjithë dynjasë sonte se pjesa më e madhe bën një jetë të dyfishtë?

Dario: Po, shumica …gati 80% bëjnë jetë të dyfishtë dhe kjo ndodh për shkak të vendit që ne jemi dhe nuk kemi siguri, madje edhe për mentalitetin e njerëzve.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

 

EMISIONET