"Të dua shumë mor plak por mos bërtit" Niki dedikim për të atin

Babë e bir këngëtarë, Alket dhe  Niki Zaimi në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ndanë pasionin e tyre për këngën dhe emocionet në shfaqjet e zhvilluara.

Një nga shfaqjet ku Niki Zaimi ka marrë pjesë ishte i organizuar tek Amfiteatri. I ati i Nikit shprehet se kur i biri ka dalë të këndojë ai ishte aq i emocionuar sa të gjithë ishin ngritur në këmbë ndërsa vetëm ky qëndronte me duart në kokë.

Alket Zaimi: Magjia ishte që kur doli me Bushpepajn i cili është si një diell që Niki e ndjek, kur i thotë Niki ngjitu në skenë unë vura duar në kokë dhe thoja mos po bën ndonjë gabim. Të gjithë në këmbë unë me duart në kokë.

Niki Zaimi tregoi dhe për aspiratat e tij në të ardhmen.

Niki Zaimi: Te Kënga Magjike, nata finale do të ishte magji. Festivali i këngës, një këngë solo dhe më pas projekte të tjera.

Sakaq Alkei nuk e fsheh dëshirën që djali i tij të bëhet një njeri i zoti.

Alket Zaimi: Nuk ka krenari më të madhe për një prind kur fëmija merr rrugën e drejtë. Dua që njerëzit ta duan jo ta shajnë. Që të behet sa më i dashur në ambientin ku jeton.

Sakaq me humor djali i tij Niki shprehet “Me humor apo pa humor ti them. Mos bërtit më aq shumë. Pa humor, të dua shumë."

EMISIONET