"Të dua, më ke mua për çdo gjë”, Gjesti surprizon motrën në mesnatë për ditëlindje (FOTO)

"Të dua, më ke mua për çdo gjë”, Gjesti

Këngëtari, Gjesti, ka ndarë një moment të veçantë familjar, duke treguar edhe një herë raportin e ngushtë që ka me motrën e tij.

Në orët e para të mesnatës, ai e surprizoi atë me dhurata dhe një tortë, duke i dhuruar një festë të vogël plot emocione.

Në pamjet e publikuara, dyshja shihen duke shkëmbyer përqafime të ngrohta, teksa gëzojnë së bashku këtë moment të veçantë.

Përveç surprizës, Gjesti i bëri motrës edhe një premtim që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.

“Veç për ty do ta kall verën”, thotë ai.

Videoja është pritur me komente pozitive nga fansat, të cilët kanë vlerësuar gjestin e këngëtarit dhe lidhjen e afërt që ai ka me familjen e tij.

"Të dua, më ke mua për çdo gjë”, Gjesti

EMISIONET