"Ta dhash e s'ma ktheve? Ç'është kjo?" Fatmira Breçani shokohet kur dëgjon këngët e Mozzik

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore të veriut të Shqipërisë, Fatmira Breçani, ka qenë e ftuara e parë gjatë puntatës së parë të emisionit 'Glamour Zone', i cili nisi mbrëmjen e kësaj të premteje, 16 shtator.

Moderatorja, Ester Bylyku, i ka kërkuar të vlerësojë me një notë, këngët të cilat janë kthyer në hite verore, të tilla si Don Xhon-'Katile', Era Istrefi-'Bebe', dhe së fundmi Mozzik-'Bespreme'.

'Çfarë është kjo, ta dhash e s'ma ktheve? Nuk përshtatet shumë me gjykimin tim kjo këngë. Gjithësesi unë nuk ia kuptoj të gjitha fjalët, kështu që po i jap notën 7' u shpreh Fatmira.

EMISIONET