“Viktimat i detyrojnë fëmijët që të prekin e përkëdhelin”, psikologia: Mësoni fëmijët tuaj kush është vagina e penisi

Abuzimi seksual i fëmijëve është një fenomen i prekshëm. Abuzuesi mund të jetë një i rritur, i afërm i familjes apo mik që në momentine parë prindërit nuk do e kishin imagjinuar kurrë që ata mund të lëndojnë fëmijët e tyre.

Në Shqipëri nuk ka statistika por në SHBA një në 6 djem është i abuzuar seksualisht, ndërsa tek vajzat 1 në 4

"Askush nuk është i mbrojtur nga sulmuesit seksualë" thotë psikologia Almeida Xhaferri e ftuar në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora. 

Por çfarë duhet të bëjnë prindërit 

Psikologia Almeida Xhaferri  thotë se prindërit duhet ti mësojnë fëmijët se cilat janë organet e tyra gjenitale.

Sipas saj ndonjëherë është e rëndësishme ti shpjegojmë me fjalë të thjeshta.

Psikologia shprehet se “fillimisht viktimat i detyrojnë që të prekin e përkëdhelin zonat intime të të rriturve. Ndonjëherë duhet t’ju thuash fëmijëve se prekja mund të të krijojë ndjenjën e kënaqësisë dhe gudulisjes por ti duhet të ma referosh mua se vetëm unë mund të të mbrojë.”

Almeida Xhaferri: Është e rëndësishme që t’iu mësojmë fëmijëve që aktet ose përfshirja e tyre në akte seksuale apo veprime që ju ngjallin siklet është shumë e rëndësishme që të gjejnë guximin dhe ti thonë jo personit edhe nëse ky është një i rritur një familjar një mësues dhe nëse është një figurë autoritare.

Si duhet të jetë fjalori që duhet të përdorim?

Almeida Xhaferri: Ndonjëherë është e rëndësishme ti shpjegojmë me fjalë të thjeshta. Në momentin që fëmijëve i mësohen pjesët e trupit dhe i mësohet që zona intime e vajzës quhet vaginë dhe organi riprodhues i djalit quhet penis që në moshë të vogël, pa komplekse e tabu.

I thuhet që ky është një organ që nuk e ekspozon dhe nuk lë njeri ta prekë dhe nuk pranon që dikush të ekspozojë organin e tij.

Fillimisht viktimat i detyrojnë që të prekin e përkëdhelin zonat intime të të rriturve, pastaj kalojnë faza të reja. Ndonjëherë duhet t’ju thuash fëmijëve se prekja mund të të krijojë ndjenjën e kënaqësisë dhe gudulisjes por ti duhet të ma referosh mua se vetëm unë mund të të mbrojë. Të flasësh me intonacion të qetë, të ngjallë besim. Të jetë i hapur ta adresojë këtë abuzim.

EMISIONET